Ndeshja Joshua-Fury në rrezik pas aksidentit tragjik në Nigeri

by Nexhat

Ndeshja mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury është në rrezik pas një aksidenti të rëndë rrugor në Nigeri, ku boksieri britanik 36-vjeçar humbi dy shokët e tij të ngushtë.

Sipas medieve të huaja, aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Lagosin me Ibadan, në qytezën Makun. Joshua ishte ulur në sediljen pas shoferit të një automjeti të tipit “Lexus”, ndërsa përplasja ishte fatale për shoferin dhe pasagjerin e përparshëm, të identifikuar si Sina Ghami, përgatitësi atletik i Joshua, dhe Kevin Latif Ayodele, shoku i tij i ngushtë.

banner

Siç raportohet, Joshua nuk kishte pësuar lëndime të jashtme serioze, por mediet britanike bëjnë me dije se boksieri mund të ketë pësuar lëndime të brendshme, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjes me Tyson Fury dhe ta shtyjnë atë për një datë të mëvonshme.

Përveç lëndimeve fizike, Joshua po përballet edhe me sfida psikologjike pas humbjes së dy personave shumë të afërt me të, një faktor që mund të ndikojë në përgatitjet për duelin e madh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy