Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, tashmë janë numëruar 34.65 përqind e votave.
Aktualisht kjo është top 5-shja e LDK-së:
1.Lumir Abdixhiku, 25 mijë e 761 vota;
2.Hykmete Bajrami, 16 mijë e 320 vota;
3. Ukë Rugova, 14 mijë e 339 vota;
4. Avdullah Hoti, 12 mijë e 600 vota; dhe
5. Doarsa Kica Xhelili, 12 mijë e 581 vota.
Si subjekt, Lidhja Demokratike e Kosovës, pozicionohet e treta me 13.57 për qind apo ka arritur 119 mijë e 201 vota të rregullta, pa i llogaritur ato me postë dhe me kusht.

