Opinionisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën të dielën, më 28 dhjetor.
“LVV ka bë veprime për të cilat e ka ditë me siguri që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu. Janë disa veprime të cilat i ka marrë VV që e ka ditë me siguri të 100 për qind që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu sepse veç dëmtohen edhe më shumë”, tha Paçarizi.
Ai shtoi se “ne jemi një popull qyqarë, oportunë, dhe një popull që në vyen dikush që del përpara dhe na i kryen punët neve”,
Sipas tij, rikonfirmimi i Kurtit është i angazhimit të tij dhe i një opozite të dobët.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:

