PEJË/ Dy të vdekur u gjetën në një vilë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e gjetur prova

by Nexhat

Dy persona, një mashkull dhe femër, u gjetën të vdekur sot në një vilë në Pejë.

Lidhur me ngjarjen tragjike për Klankosova.tv detaje ka dhënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

banner

Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes janë siguruar prova të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtejshme të hetuesisë si dhe janë identifikuar dëshmitarët.

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë”, tha Nikçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy