U denoncua nga ish-bashkëjetuesi, ndalohet nga policia drejtoresha e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri

by Nexhat

Policia e Tiranës ka ndaluar pak ditë më parë drejtoreshën e ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një shtetasi të huaj përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

Tomori ka një vilë tre katëshe në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

banner

Sipas News 24, Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë. Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy