Luajti me Ronaldon, Zidanen e Figon në Real Madrid, legjendës së futbollit i përkeqësohet gjendja pas operimit në zemër

by Nexhat

Ikona e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është shtruar në spital në Sao Paulo për shkak të problemeve me zemrën, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati mbi tri orë për shkak të komplikimeve.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 ndodhej në spital pas disa kontrolleve mjekësore, të cilat zbuluan se zemra e tij nuk po funksiononte siç duhet.

banner

Sipas mediave spanjolle, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe Carlos është jashtë rrezikut, por do të mbahet nën vëzhgim në ditët në vijim.

Përmes përfaqësuesve të tij, 52-vjeçari ka bërë të ditur se ndihet mirë, ndërsa ky është shqetësimi i dytë shëndetësor që ai ka pasur gjatë vitit 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy