Paralajmërimet për protesta nga punëtorët e KEK’ut, Kurti: Kemi respekt për ta, s’ka problem që s’mund të zgjidhet

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar qasjen e tij lidhur me paralajmërimet për protesta nga punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në vitin 2026, të cilët po kërkojnë rritje të pagave.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti theksoi se KEK-u nuk është administratë shtetërore, por ndërmarrje publike, duke sqaruar se ndërmarrjet publike kanë sistem të veçantë pagash dhe se ekzistojnë mekanizma institucionalë për adresimin e kërkesave të punëtorëve.

banner

“Së pari, mora vesh që paga mesatare është 720 euro dhe janë edhe 110 euro për shujta dhe 26 euro për transport dhe sigurim shëndetësor, si dhe përvojë pune. Ju e dini që KEK-u nuk është administratë shtetërore, por ndërmarrje publike. Buxheti i përgjithshëm për shërbyesit publikë është 47 për qind, ndërsa ndërmarrjet publike kanë një sistem të veçantë të pagave. Kemi respekt për punëtorët e KEK-ut; natyrisht që ata mund t’i drejtohen edhe kryeshefit, edhe bordit, edhe ministrisë, edhe mua. Besoj që nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy