Viti i artë i Lando Norris mbyllet me një surprizë të hidhur.
Kampioni i ri i botës në Formula 1 është lënë befasisht jashtë “New Year Honours List 2025”, lista zyrtare që nderon personalitetet më të shquara të Mbretërisë së Bashkuar për arritjet e tyre gjatë vitit.
Mungesa e emrit të Norris në këtë listë përbën një zhgënjim të madh, veçanërisht duke pasur parasysh traditën e mëparshme në sportin e Formula 1.
Në të kaluarën, pilotë britanikë që fituan titullin e parë botëror janë nderuar menjëherë nga shteti: Damon Hill në vitin 1996, Lewis Hamilton në 2008 dhe Jenson Button në 2009 u përfshinë në “Member of the Order of the British Empire”.
Lewis Hamilton, përtej suksesit sportiv, u nderua më vonë edhe si “Kavaljer i Mbretërisë” për kontributin e tij jashtë pistës, pas fitimit të titullit të shtatë kampion bote.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur arsyeja pse emri i Lando Norris nuk është përfshirë në listën e nderimeve të miratuara nga Mbreti Charles III. Ky vendim shihet si një goditje e rëndë për pilotin 26-vjeçar, i cili ka shkruar histori duke u shpallur kampion bote në Formula 1.
Së fundmi, në rolin e “Sporting Personality” është preferuar golfisti Rory McIlroy, një zgjedhje që ka shtuar edhe më shumë debat rreth mungesës së vlerësimit për suksesin historik të Norris

