Zohran Mamdani do të betohet si kryebashkiak i Nju Jorkut në një stacion metroje të braktisur

by engel

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York City-t, Zohran Mamdani, do të betohet zyrtarisht në detyrë në një ceremoni të pazakontë dhe simbolike, e cila do të mbahet në një stacion metroje të braktisur, pak para mesnatës së 1 janarit.

Ceremonia private e betimit do të zhvillohet në stacionin Old City Hall, një nga 28 stacionet e para të metrosë së Nju Jorkut, i ndërtuar në vitin 1904 dhe i mbyllur për përdorim që nga viti 1945. Ky vend historik u përzgjodh nga Mamdani për vlerën e tij simbolike.

banner

Betimi i detyrës do të administrohet nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, në prani të familjarëve të Mamdanit, duke shënuar zyrtarisht nisjen e mandatit të tij në agimin e Vitit të Ri.

Sipas Mamdanit, zgjedhja e këtij lokacioni përfaqëson një Nju Jork të ndërtuar nga dhe për njerëzit punëtorë. “Kur të marr betimin tim nga ky stacion në agimin e Vitit të Ri, do ta bëj këtë i përulur nga mundësia për të udhëhequr miliona njujorkezë drejt një epoke të re mundësish dhe i nderuar që vazhdoj trashëgiminë e madhështisë së qytetit tonë,” deklaroi ai të hënën.

Pas ceremonisë private, Mamdani do të organizojë aktivitetin publik të quajtur “Inaugurimi i një Epoke të Re”, një ceremoni betimi e hapur për të gjithë qytetarët e Nju Jorkut, me synimin për të shënuar fillimin e një kapitulli të ri për qytetin.

Gjatë ceremonisë publike, betimi do të administrohet nga senatori Bernie Sanders, një figurë që Mamdani e ka përmendur shpesh si ndikim të rëndësishëm në rrugëtimin e tij politik./ANews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy