FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

by Nexhat

Federata Evropiane e Xhudos (European Judo Union – EJU) ka nderuar xhudisten kosovare Nora Gjakova, duke e vlerësuar atë për karrierën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në sportin e xhudos.

Në një postim në rrjetin sociale, Facebook, EJU ka renditur sukseset kryesore të Gjakovës, përfshirë medaljen e artë olimpike, medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, medalje në Masters, Grand Slam, Kampionatin Evropian dhe Çmimin e Madh (Grand Prix).

banner

“Një kampione olimpike, një model dhe një frymëzim. I urojmë të gjitha të mirat në kapitullin tjetër,” thuhet në mesazhin e European Judo Union, duke falënderuar Nora Gjakovën për kontributin dhe sukseset e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy