Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

by Nexhat

Fluksi i bashkatdhetarëve që po lëshojnë Kosovën pas festave ka bërë që mbrëmjen e sotme të krijohen pritje të gjata në disa nga pikat kufitare me Serbinë.

Sipas të dhënave të fundit të orës 20:25 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e ngarkuar paraqitet te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

banner

Sipas QKMK-së, aktualisht në pikëkalimin Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova kanë arritur në 80 minuta, me një kolonë mjetesh prej 250 metrash. Situatë e ngjashme është edhe në Merdarë, ku ndonëse pritja sipas sistemit llogaritet mes 15-20 minutave, kolona në dalje është zgjatur në 300 metra.

Në pikat e tjera kufitare si Vërmicë, Hani i Elezit, Kullë dhe Muçibabë, qarkullimi vazhdon normalisht dhe pritjet në hyrje-dalje janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta.

Në orët e paradites pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë ishin edhe më të gjata

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy