Gjykata Supreme e Speciales refuzon kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim me kusht

by Nexhat

Gjykata Supreme, pjesë e Dhomave të Specializuara në Hagë, ia ka refuzuar Jakup Krasniqit lirimin me kusht.

Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit.

banner

“Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy