Ky është çifti i bashkëshortëve Xhebroj nga Orikumi, që humbën jetën ditën e sotme në një krim vrasje-vetëvrasje në familje.

Hetimet dhe dëshmitë zbulojnë detaje të reja për viktimat.
Llogora dhe Sose Xhebroj prej dy muajsh ishin ndarë edhe pse me letra ishin ende bashkë. Viktima Sose ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit në Shqipëri.
Mësohet se ata ishin të ndarë, por ende jetonin bashkë në një banesë, pasi nuk kishin kryer ende procedura ligjore divorci në Gjykatë. Gruaja kishte kërkuar divorcin, por duket se autori nuk e pranonte.

Burime bëjnë me dije se burri pasi e ka dhunuar gruan e ka çuar në spital në urgjencë të vdekur. Dyshohet se krahas dhunës, mund ta ketë mbytur edhe me duar.
Pasi e ka lënë në urgjencë pa shenja jetë, është kthyer në banesë, ku edhe ka vrarë veten.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Familjarët kanë deklaruar në polici se kohët e fundit ata kushin probleme me njëri-tjetrin dhe ishin në prag të ndarjes.
Sherret e tyre nuk janë raportuar në polici më përpara. Konfliktet mes tyre dyshohet që të jetë shkaku i vrasjes dhe vetëvrasjes.


