Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online ka thënë se vonesat në shpalljen e tri ligjeve të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese po e pamundësojnë aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke i shkaktuar ekonomisë humbje të konsiderueshme financiare.
Sipas tij, vetëm nga kostot e larta të transfereve, bizneset dhe qytetarët e Kosovës po humbin rreth 55 milionë euro në vit.
Ismaili theksoi se BQK ka përmbushur të gjitha përgatitjet teknike dhe ligjore për aplikim, por procesi është bllokuar për arsye procedurale, duke e lënë Kosovën jashtë një sistemi që do të ulte ndjeshëm koston dhe kohën e pagesave me Bashkimin Evropian, partnerin kryesor tregtar të vendit.
Po ashtu Ismaili tha se përgatitjet për anëtarësim në SEPA janë kryer në kohë rekord dhe me mbështetje të Bankës Botërore, ndërsa janë marrë edhe komente joformale nga Komisioni Evropian, të cilat janë adresuar. Ai sqaroi se sapo ligjet të shpallen, BQK do të procedojë menjëherë me aplikimin final, me pritshmëri që aprovimi të mund të vijë gjatë vitit 2026.
“Një prej sfidave të radhës për vitin 2026-të mbetet çështja e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro – SEPA, siç e përmendet ne kemi kryer të gjitha përgatitjet sa i përket tri ligjeve të cilat janë të miratuara nga Kuvendi por janë kontestuar në procedurë, në Gjykatën Kushtetuese të cilat nuk janë shpallur ende dhe për këtë arsye ne nuk kemi mundur të bëjmë aplikimin final për SEPA. Megjithatë ne kemi kryer paraplanifikimin në dhjetor 2024, dhe kemi marrë komentet joformale nga ana e Komisionit Evropian të cilat edhe i kemi adresuar. Ne presim që sapo ligjet të shpallen të mund të veprojmë më tutje me aplikimin përfundimtar i cili në rastin optimist kur ligjet shpallen dhe supozohen në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë do të kemi mundësi të aplikojmë gjatë verës dhe të marrim aplikimin, apo aprovimin në vitin 2026-të. Ky do të ishte rasti i fundit, sepse fatkeqësisht për arsye të pajustifikueshme, këto ligje u futen në paketën e ligjeve që shkuan në Gjykatë Kushtetuese, dhe për rrjedhojë na pamundësuan që ne sot të përfitojmë nga sistemi financiar me Bashkimin Evropian që është ishte Zona e SEPËS do të ishi
Sipas guvernatorit, integrimi në SEPA nuk është vetëm çështje financiare, por një hap i drejtpërdrejtë drejt integrimit të sistemit financiar të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, pa kaluar nëpër procesin politik të zgjerimit.
“Integrimi në SEPA përveç integrimit financiar, fillimisht ka aspekt të integrimit me zonën e pagesave të Bashkimit Evropian. Ky është një rast i veçantë ku neve po na mundësohet integrimi në sistemin financiar të BE-së pa procesin e zgjerimit pa procesin e zgjerimit, si proces politik. Ky është proces në vete dhe është një rast shumë i mirë që ne t’i ndërlidhim sistemet tona të pagesave me BE, që është partneri më i madh tregtar i Kosovës. Atje ku është diaspora jonë, atje ku bizneset tona kanë më së shumti shkëmbime. Kjo do t’iu mundësonte qytetarëve dhe bizneseve të kryenin pagesa me kosto shumë të ultë, me shpejtësi të lartë dhe efikasitet dhe këtë mënyrë do të mundësonte që përveç kostos, të ulte dhe kohën. Ju e dini që veçanërisht për bizneset është mjaft e rëndësishëm koha e kryerjes së një transaksioni. Në bazë të një vlerësimi që ne e kemi porositur e që e ka bërë grupi i ekonomistëve gjerman, “German EconomicTeam”, vlera e përfitimit, veç ka komisioni dhe tarifat e transfereve sot do të ishte
Ai vlerësoi se SEPA do t’u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve pagesa më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto dukshëm më të ulët, duke qenë se aktualisht qytetarët e Kosovës paguajnë mesatarisht rreth 6 për qind kosto për transfere, ndërsa kjo do të binte nën 2 për qind.
Ismaili theksoi se rreth 40 për qind e përfitimit vjetor prej 55 milionë eurosh do të ishte kursim direkt për qytetarët, ndërsa pjesa tjetër do të ndikonte pozitivisht në bizneset dhe ekonominë në përgjithësi. Ai shtoi se humbja e kësaj mundësie është veçanërisht e dëmshme duke pasur parasysh se aktiviteti tregtar, diaspora dhe investimet direkte të Kosovës janë të lidhura kryesisht me vendet e BE-së.
“Vlerësimi që unë iu referova 55 milionë euro në vit përmban të dy komponentët. Edhe përfitimi është për biznese dhe përftimi për individët. Ne aktualisht sipas një studimi në bankës Botërore që është relativisht i vjetër, qytetarët e Kosovës kanë paguar sa ka qenë mesatarja e BE-së, rreth 6 për qind të shumës të transferit si kosto të transaksioneve, kjo pritet të ulet relativisht shumë rreth më pak se 2 për qind. Pra , ndikimi i këtij 55 milionëshit do të ishte ndoshta rreth 40 për qind do të ishte një kontribut që do të shkonte si kursim i qytetarëve me rastin e dërgimit të transferit brenda vendit edhe pse me kalimin e viteve sistemi financiar dhe instrumentet të cilat kanë dalë të digjitalizimit dhe reformat që janë duke u ndërmarr në digjitalizim në shërbime financiare kjo kosto është liruar ndër vite. Megjithatë SEPA është e pakonkurrueshme, zgjidhje më e mirë dhe po ashtu ne kemi bërë të gjitha përgatitjet bashkë me sektorin financiar, sektorin bankar që kurdo që procesi i anëtarësimit të fina
Guvernatori foli edhe për modernizimin e sistemit të pagesave në vend, duke thënë se BQK është në proces të avancimit të sistemit ekzistues dhe kalimit drejt pagesave të shpejta 24/7.
Ai sqaroi se sistemi i ri do të mundësojë kryerjen e transaksioneve në kohë reale, përfshirë fundjavat dhe ditët e festave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e likuiditetit, uljen e kostove dhe zvogëlimin e përdorimit të parasë fizike.
“Sistemi jonë i pagesave është sistem efikas dhe i sigurt. Është një prej objektivave të BQK-së që të mirëmbajnë një sistem të sigurt dhe efikas të pagesave megjithatë, reformat e fundit në këtë sistem janë kryer që 10 vite. Rreth vitit 2016-të kur është implementuar (artigjiesi) nevojat e ekonomisë, koha, digjitalizimi kanë kërkuar që sistemi jonë të avancohet. Pra megjithëse e kryen detyrën, është i aftë të shërbejë, dobësitë ndoshta kryesore janë se sesionet kur kryen ndërmjet bankave, transaksionet nuk kryhen gjatë ditëve të vikendit apo të festës që është një kufizim për ekonominë reale. Prandaj ne e kemi aktualisht në proces një APP Grate sistemit aktual i cili do të mundësojë më shumë sesione të pagesave, ndoshta eventualisht në ndonjë ditë të fundjavës dhe kjo është veç një fazë drejt kalimit në sistemin e pagesave të shpejta i cili pritet të finalizohet në fund të vitit të ardhshëm e që është investimi më i madh infrastrukturor që kemi pasë që lidhet me modernizimin, digjitalizimin e sistemit të pa
Ismaili bëri të ditur se ky investim po zhvillohet me mbështetjen e Bankës Qendrore të Italisë dhe është i harmonizuar me standardet e BE-së, çka do ta lehtësojë edhe më tej integrimin e plotë të Kosovës në sistemin financiar evropian në të ardhmen.
Ai theksoi se reformat në fushën e pagesave digjitale janë pjesë e drejtpërdrejtë e rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe forcimit të sigurisë financiare, përfshirë luftimin e ekonomisë informale.
“Në të vërtetë krejt reformat tona që jemi duke i bërë në fushën e pagesave digjitalizimi që përmendem janë në frymën e integrimit drejt BE-së”.
“Në fakt edhe vet aplikimi për SEPA zhvillohet në dy institucione, e para është FIZA që është digji FIZMA që është përgjegjës për institucionet financiare, edhe në Këshillin e Pagesave të Evropës, të dyja para së gjithash shikojnë se sa është legjislacioni i Kosovës dhe praktika në përputhje me Bashkimin Evropian, gjitha këto tri ligje të kontestuar tash, edhe gjitha rregullativën, mbi 20 rregullore që janë bërë për SEPA. Së pari i nënshtrohen një procesi të verifikimit, a jena kompetabilë me BE? Nëqoftëse po, merret aprovimi. Që i bie një proces të integrimit njëfarë validimit të integrimit jemi duke jemi kryer ndaras nga procesi i zgjerimit dhe kjo ka me lehtësu shuëmfazën kur Kosova të jetë anëtar kandidat, të ecë në hapin e kapitujve tjetër. Një mënyrë, vet integrimi në SEPA është me na hap derën neve sikur me qenë vend i BE-së në kuptimin e pagesave. Si një qytetarë që dërgon para nga Prishtinës në Romë, është si me qenë një prej Romës në Berlin. Kjo ckakërkon? kërkon zotimin tonë se sa i përket çësh

