Një gol i Rafael Leao ishte i mjaftueshëm që Milan të fitonte në transfertën ndaj Cagliarit dhe të kthehej në vendin e parë të Serie A.
Leao, i cili luante me dhimbje në adduktor dhe pa mundësi për të bërë ndryshime drejtimi, shënoi në minutën e pestë të pjesës së dytë. Ai kontrolloi topin me të djathtën dhe e goditi me të majtën, duke mundur portierin Caprile. Ky është goli i shtatë i sezonit për Leao dhe i shtati ndaj Cagliarit.
Milan nisi dobët, por më pas kontrolloi lojën, uli ritmin dhe rrezikoi pak. Mbrojtja e kuqezinjve nuk pësoi gol për herë të dytë radhazi. Saelemaekers dhe Modric gjithashtu luajtën mirë dhe ndihmuan skuadrën të mbante topin dhe të kontrollonte ndeshjen.
Me këtë fitore, Milani ka 38 pikë dhe kryeson tabelën, teksa pret epilogun e ndeshjes së Interit kundër Bolonjës të dielën

