Një grua bie nga ura e re në Ibër, policia arrin ta shpëtojë

by informim peje

Një grua është shpëtuar mbrëmë pasi sipas policisë, kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës bën të ditur se njësitet e saj e kanë gjetur këtë qytetare në gjendje të rënduar shëndetësore. Ata kanë arritur ta tërheqin na uji dhe ta evitojnë rrezikun.

banner

Gruaja është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë

Sipas deklaratës së saj, ajo kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në lumin Ibër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë është njoftuar se një person e gjinisë femërore ndodhej në rrezik pasi kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në shtratin e lumit Ibër kanë gjetur një qytetare në gjendje të rënduar shëndetësore, të cilën kanë arritur që ta tërheqin nga uji dhe të evitojnë rrezikun.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së viktimës, ajo kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në lumin Ibër. Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy