Paralajmërim para Prime-it, Sasa pret eliminimin me qetësi

by jonzefaj

Sonte zhvillohet Prime-i i radhës në Big Brother VIP Kosova, ku vëmendja është e gjitha te eliminimi i radhës.

Një nga banorët e nominuar pritet të ndërpresë rrugëtimin drejt çmimit të madh.

banner

Mes tyre, Sasa ka shprehur hapur bindjen se sonte do të jetë radha e saj për t’u larguar nga shtëpia më e famshme në vend.

Ajo duket e qetë dhe e pajtuar me këtë mundësi, duke theksuar se për të, përvoja dhe mesazhet e përcjella kanë qenë më të rëndësishme sesa vetë loja.

Gjatë një bisede me Klodin, Sasa u shpreh se nuk e ka pasur kurrë prioritet strategjinë apo konkurrencën për fitore, por mënyrën se si është paraqitur dhe çfarë ka lënë pas.

Ajo theksoi se ndihet krenare për qëndrimet dhe fjalët e saj gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.

“Jam krenare që kam lënë mesazhe të mira, nuk më intereson loja”, u shpreh Sasa, duke treguar se, pavarësisht rezultatit të mbrëmjes, ajo e konsideron veten fituese në aspektin personal dhe njerëzor.

Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i saj do të realizohet, apo nëse publiku do ta surprizojë me votat e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy