Pas zërave për largim, Pep sqaron të ardhmen e tij te City

by Nexhat

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga “Etihad”, duke theksuar se ndihet i vlerësuar nga drejtuesit e klubit dhe ka ende një vit kontratë.

“Do të jem trajner i City sezonin e ardhshëm? Kam kontratë, e kam thënë një milion herë”, tha Guardiola, duke shtuar se ndihet i lumtur të vazhdojë punën me ekipin dhe se ka mbështetje të plotë nga drejtuesit, edhe gjatë periudhave të vështira kur skuadra kaloi tre muaj pa fitore.

banner

Trajneri katalanas konfirmoi se nuk ka asnjë paqartësi për të ardhmen e tij dhe se dëshiron të vazhdojë në krye të Cityt: “Kam edhe një vit kontratë dhe dua të jem këtu, më pas do të shohim”.

Deklaratat e Guardiolës vijnë pas spekulimeve të shumta që ky mund të jetë viti i fundit i tij në Manchester, pas interesimit të klubit për trajnerin e sapo shkarkuar nga Chelsea, Enzo Maresca. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy