Taksë për qytetarët e komunave tjera që vijnë në Prishtinë me vetura, Rama: Hyn në fuqi nga gjysma e vitit

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar një taksë për të gjithë qytetarët e komunave të tjera që vijnë në Prishtinë.

Ai ka thënë se një veprim i tillë do të ndikojë pozitivisht në trafik dhe cilësinë e ajrit të kryeqytetit.

banner

Rama, në intervistën e dhënë në javën e fundit të dhjetorit për Interaktiv Talks, tha se një gjë e tillë pritet të hyjë në zbatim nga gjysma e këtij viti.

‘’Tash e kemi edhe Smart City, qytetin inteligjent, edhe i kemi kamerat nëpër secilën pjesë të kryeqytetit, ku edhe kemi me fillu me pas një taksë shtesë për Unazën e kryeqytetit për të gjithë qytetarët që vinë nga qytetet e tjera, jo për prishtinalitë. Taksa e unazës. Ende jemi duke e kalkulu, me ekipet tona këtu profesionale. Besoj në vitin e ardhshëm, në gjysmën e vitit të ardhshëm do të fillojmë me këtë. Kjo ka me pas një impakt pozitiv në trafik, në përmirësimin e cilësisë së ajrit’’, ka thënë Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy