Vajza e fituesit të Oscar-it Tommy Lee Jones gjendet e pajetë në San Francisko

by informim peje

Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones, u gjet e pajetë në San Francisko, sipas mediave të huaja.

34-vjeçarja u gjet e pajetë në një hotel luksoz, në orët e para të mëngjesit. Shkaku i vdekjes mbetet ende i panjohur.

banner

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, Tommy Lee Jones, dhe Kimberly Claflin. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç.

34-vjeçarja kishte bërë paraqitje të kufizuara në aktrim që në moshë të re, fillimisht në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy