Vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, KQZ jep detaje

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke  vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Në postimin e KQZ’së, bëhet e ditur se deri në orën 21:00 janë numëruar 21 nga 40 vendvotimet e përfaqësive diplomatike.

banner

Postimi:

Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Në QNR është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 29 përfaqësitë diplomatike.

Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00) janë numëruar 21 nga 40 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%.

Këto fletëvotime janë në proces numërimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy