Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave nga përfaqësitë diplomatike, ku qytetarët e Kosovës jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Sipas përditësimit të fundit të orës 20:05, që përfshin 45 për qind të votave të numëruara, mbështetja më e madhe shkon për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar 85.11 për qind të votave. Partitë tjera shënojnë përqindje njëshifrore: PDK 6.18%, LDK 5.70% dhe AAK 1.56%.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28,500 pako me fletëvotime, nga të cilat 27,600 janë aprovuar për numërim, ndërsa mbi 950 pako janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.
Procesi i numërimit të votave nga diaspora vazhdon, dhe rezultatet e përditësuara priten të publikohen gradualisht në platformën e KQZ-së

