Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka dëmtuar pajisjet elektronike dhe ka vjedhur rreth 3 mijë euro në një autolarje në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit të 2 janarit 2026, rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Rruga e Pejës”. I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka dëmtuar aparatin elektronik të autolarjes dhe më pas ka marrë para metalike me vlerë rreth 3000 euro.
Policia bën të ditur se pas veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

