Lexoni horoskopin e ditës për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: parashikimet astrologjike të ditës së shtunë 3 Janar 2026, për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.
Dashi
Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të ndiheni më së miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë që ndjeni për njëri-tjetrin. Beqarët do ndihen gati të fillojnë histori dashurie edhe pse personat nuk do ua mbushin 100% mendjen. Për financat do jetë një ditë goxha e favorshme. Mund të kryeni disa investime më tepër nëse dëshironi.
Demi
Asgjë e veçantë nuk do ndodhë gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Merrini gjërat si t’ju vijnë dhe atë çfarë do ju thotë zemra. Beqarët do kenë veçse disa takime interesante, asgjë më shumë sesa aq. Duhet ende edhe pak durim. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni menjëherë sepse nuk do ia dilni dot. Sakrificat mund t’ju dëmtojnë.
Binjakët
Ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si ju i keni ëndërruar sot në jetën tuaj sentimentale. Nuk do ketë momente pasionante sepse partneri do jetë i stresuar për një çështje pune. Beqarët gjithashtu duhet të presin edhe pak për dashurinë e madhe. Nëse kryeni shpenzime të tejskajshme financat do dobësohen tej mase. Ruajeni gjithë kohës maturinë.
Gaforrja
Jeta juaj në çift nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Ndonjëherë atmosfera mund të bëhet mbytëse. Beqarët duhet të tregohen sa më të hapur dhe të pranojnë ftesat që do ju bëhen. Se çfarë do bëjnë më pas e kanë vetë në dorë. Për financat duhet të merreni më seriozisht. Me pak maturi dhe kujdes gjendja do fillojë të përmirësohet.
Luani
Do e dashuroni plot pasion personin që keni në krah gjatë kësaj dite dhe atmosfera do bëhet elektrizuese. Zemra do rrahë edhe më fort. Beqarët do kalojnë një ditë pozitive edhe pse dashurinë ende nuk do e gjejnë. Miqtë nuk do i lënë asnjë çast të mërziten. Në planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme. Duhet shumë kujdes për t’ia dalë mbanë.
Virgjëresha
Do merren vendime të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do diskutoni gjerë e gjatë me personin që dashuroni dhe do bini në një mendje. Klima yjore do jetë e turbullt për ata që janë vetëm. As sot nuk pritet të mbërrijë princi i kaltër. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen. Do ndiheni më mirë kur të kryeni ndonjë shpenzim.
Peshorja
Do kërkoni që gjithçka të bëhet si doni ju gjatë kësaj dite, prandaj mund të kini disa mosmarrëveshje me partnerin. Mundohuni të tregoheni sa më realiste dhe të bëni lëshime. Beqarët do mahniten nga një person dhe nuk do mendohen dy herë për të filluar një lidhje. Në fakt ky do jetë një gabim. Financat do jenë më të ekuilibruara se disa ditë më parë.
Akrepi
Mos përfitoni nga fakti që partneri ka shumë besim tek ju për të bërë gjëra që ai në fakt nuk i dëshiron. Mund ta ktheni situatën përmbys dhe do keni probleme. Për beqarët do ketë goxha surpriza, kështu që duhet të bëhen gati. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë aspak e mirë. Nuk do i rezistoni dot tundimit për të shpenzuar pafund.
Shigjetari
Ditë e qetë dhe e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Harmonia, mirëqenia dhe flegma do mbizotërojë në jetën e tyre. Beqarët nuk duhet të dekurajohen nëse nuk ju pranohen ftesat, por duhet ta kërkojnë diku tjetër dashurinë. Financat do jenë gjithë kohës të stabilizuara. Nuk do jetë problem edhe po kryet ndonjë investim më tepër.
Bricjapi
Dita e sotme do jetë shumë e veçantë për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do i ndreqni edhe problemet e së shkuarës. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe nuk do e kërkojnë princin e kaltër. Nëse tregoheni të arsyeshëm me financat, gjendja do jetë mjaft e ekuilibruar.
Ujori
Priten shumë vështirësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Nuk do merreni vesh aspak me personin që keni në krah dhe kjo do sjellë debate të forta. Beqarët duhet të përfitojnë sa të mundin nga ftesat që do ju bëhen, jo t’i neglizhojnë ato. Financat do jenë në gjendje të qëndrueshme, por nuk duhet të kryeni çmenduri me shpenzimet.
Peshqit
Marsi nuk do krijojë më probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale, kështu që mund të dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqarët më mirë të mos bëjnë plane në mënyrë që të mos zhgënjehen më vonë. Pritet të ketë disa takime të rëndësishme gjithsesi. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë. Vetëm ndihmë e specialistëve mund t’ju shpëtojë.

