Policia konfirmon: Tre të lënduar nga vetaksidenti në Slivovë

by informim peje

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për media, ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në fshatin Slivovë janë lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, derisa personat e gjendur në automjet kanë pësuar lëndime trupore.

banner

“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy