Rrëshqitje gurësh në Kukës nga moti i keq, disa zona pa energji elektrike

by informim peje

Reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës.

Sipas raportimeve zyrtare, subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, pa penguar qarkullimin.

banner

Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet asnjë problematikë emergjente. Sa i përket energjisë elektrike, pjesa më e madhe e Qarkut Kukës furnizohet normalisht, ndërsa pa energji mbeten:

Njësitë administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshati Shemri (bashkia Kukës); Nj.Adm. Lekbibaj (bashkia Tropojë); Fshatrat Vlahën, Cahan (Nj.Adm. Qendër Krumë) dhe Nj.Adm. Fajza (bashkia Has).

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Autoritetet mbeten në monitorim të situatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy