Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar publikisht pas bombardimeve të raportuara në Venezuelë, duke konfirmuar se SHBA-të kanë kryer një operacion ushtarak në shkallë të gjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump deklaroi se sulmet janë realizuar në orët e para të mëngjesit dhe kanë pasur në shënjestër regjimin venezuelian. Ai pohoi se operacioni është zhvilluar me sukses dhe në bashkëpunim me forcat amerikane të rendit.
Në reagimin e tij, Trump theksoi se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është larguar nga vendi së bashku me bashkëshorten e tij, duke udhëtuar me aeroplan, ndonëse nuk dha detaje për destinacionin apo rrethanat e largimit.
“Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj”, shkroi Trump, duke paralajmëruar gjithashtu se gjatë ditës do të mbahet një konferencë për shtyp në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.
Autoritetet venezueliane ende nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të Trump, ndërsa situata në vend mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.

