Vranësira, reshje shiu dhe rritje temperaturash në ditët e para të janarit

by informim peje

Më shumë vranësira parashihet të kalojnë mbi vend përgjatë fundjavës së parë të vitit 2026. Kohë pas kohe ato do të shoqërohen me të reshura shiu, meqenëse masa më të ngrohta nga Mesdheu do të depërtojnë mbi vendin dhe rajonin tonë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 9°C e 11°C, derisa minimalet rriten deri në 5°C.

Fryn erë mesatare jugore me shpejtësi 5–12 m/s. Në orët e mbrëmjes të ditës së diel, nuk përjashtohet mundësia që, me një rënie të temperaturës pranë 0°C dhe ndryshimin e drejtimit të erës nga verilindja, reshjet e shiut të përzihen edhe me borë.

banner

Vranësirat dhe reshjet do të na përcjellin edhe ditët e para të javës së parë të janarit, kryesisht në formë shiu. Temperaturat parashihet të jenë mbi vlerat mesatare, me maksimale prej 7°C e 8°C, derisa edhe minimalet mbesin ende të larta, 3°C e 5°C. Në pjesën e dytë të javës pritet të ketë një pauzë nga të reshurat. Do të ketë edhe intervale me diell, mirëpo temperaturat pësojnë një rënie më të theksuar, me minimale që mund të zbresin deri në -8°C e -10°C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet -1°C e 3°C. Përgjatë fundjavës së 10 dhe 11 janarit, sipas këtyre parashikimeve të fundit, ekzistojnë mundësi për reshje të dobëta dëbore, nëse temperaturat mbesin me këtë tendencë të vlerave negative.

Javën e dytë të janarit, paqartësitë janë më të mëdha ndërmjet modeleve numerike. Paraqiten situata ku temperaturat marrin një trend rritjeje, sërish mbi vlerat mesatare, me maksimale deri në 7°C e 10°C, ndërsa minimalet mund të shënojnë rritje apo edhe të thellohen në vlera më ekstreme negative. Sinjalet për të reshura nuk mungojnë, duke qenë një indikator që janari do të vazhdojë të mbetet i lagësht edhe më tutje, me reshje përgjatë gjysmëmujorit të parë. Kryesisht, reshjet mund të jenë në formë shiu, mirëpo nëse depërtojnë masa më të ftohta, atëherë ato do të jenë kryesisht dëborë. /MendimipërMotin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy