Florent Hasani ka konfirmuar largimin nga Boluspori, por do të mbetet në Turqi.
Sulmuesi kosovar do ta vazhdojë karrierën te Amedspor, skuadra që renditet në vendin e parë në Ligën e Parë të Turqisë.
Hasani është një nga futbollistët më të spikatur këtë sezon.
Ai aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë me 14 gola.

