KF Shkëndija zyrtarizon transferimin e Drilon Islamit

by Nexhat

Mesfushori kosovar Drilon Islami tashmë edhe zyrtarisht është transferuar tek klubi shqiptar, KF Shkëndija.

Klubi nga Tetova përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar Islamin, i cili iu bashkua Shkëndijës pas shkëputjes së kontratës me Kluzhin e Rumanisë.

banner

“KF Shkëndija njofton me kënaqësi angazhimin e mesfushorit defanziv, Drilon Islami. 25-vjeçari vjen në Tetovë pas shkëputjes së kontratës me Kluzhin e Rumanisë. Futbollisti kosovar, i cili shkëlqeu më parë me Prishtinën në elitën kosovare, ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe menjëherë pas kësaj ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar.

Drilon Islami ka filluar karrierën e tij profesioniste te Ferizaji, klubi i qytetit të lindjes, ndërsa më vonë ka luajtur edhe për Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën, ku ka qenë edhe kapiten i skuadrës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy