Manchester United ndan rrugët me trajnerin Ruben Amorim

by engel

Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, duke i dhënë fund bashkëpunimit me teknikun portugez.

Sipas raportimeve të mediave angleze, vendimi është marrë sot nga bordi drejtues i klubit, pas rezultateve jo bindëse në javët e fundit.

banner

Ky vendim erdhi pas barazimit të fundit ndaj Leeds United, një rezultat që duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin e Amorimit nga pankina e “Djajve të Kuq”.

Aktualisht, Manchester United renditet në vendin e gjashtë në Premierligë me 31 pikë të grumbulluara.

Ruben Amorim mori drejtimin e skuadrës në vitin 2024, duke pasuar Erik ten Hagun, por nuk arriti të sjellë përmirësimin e pritur në lojë dhe rezultate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy