PRIZREN/ Festa me armë, sekuestrohen armë e municion, ndalohen tre persona

by Nexhat

Festimet e ndërrimit të viteve në rajonin e Prizrenit kanë kaluar kryesisht pa incidente madhore dhe me atmosferë festive.

Megjithatë, sipas policisë, jo të gjithë qytetarët kanë festuar në mënyrë të ligjshme.

banner

Së paku në pesë raste është raportuar për të shtëna me armë zjarri, tre nga ato janë raportuar për të shtëna festive.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka sekuestruar katër armë zjarrit dhe një sasi të municionit.

Disa persona janë arrestuar, ndërsa siç njofton policia, tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastet e evidentuara, ndaj të gjithë personave të përfshirë është iniciuar procedura penale dhe do të ngrihen kallëzime penale. Policia e Kosovës ka rikujtuar disa herë se përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme jo vetëm që është i kundërligjshëm, por paraqet rrezik serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve”.

“Përdorimi i tyre për festime bie ndesh me ligjin, andaj ndaj kujtdo që shkel ligjin, policia pa hezitim do të ndërmarrë veprimet e nevojshme, bazuar në procedurat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy