Shtrenjtimi i faturave, KRU “Prishtina” publikon urdhëresën tarifore të shërbimeve të ujit

by Nexhat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar urdhëresën tarifore për vitin 2026 për rajonin e Prishtinës sa i përket tarifave të reja që kanë hyrë në fuqi nga 1 janari.

KRU “Prishtina” thotë se tarifat caktohen për “shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura; furnizimin me ujë të pa-trajtuar me shumicë; ujin e trajtuar me shumicë”.

banner

KRU “Prishtina” shton se “tarifa llogaritet duke pjesëtuar kërkesën për të ardhura me vëllimin e ujit të shitur, duke marrë parasysh efikasitetin në arkëtimin e të ardhurave. Kërkesa për të ardhura përbëhet nga tre komponentë kryesorë: shpenzimet operative, mirëmbajtja kapitale dhe kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve.

KRU “Prishtina” thotë se ka paraqitur kërkesa për periudhën 2026–2028, të cilat përfshijnë:

– Shpenzime operative për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë dhe shërbimeve të kanalizimit, duke përfshirë rritjen e kostove për personelin dhe energjinë elektrike;

– Projekte kapitale dhe mirëmbajtje të rrjetit dhe makinerive ekzistuese, për të reduktuar defektet dhe ndërprerjet në shërbim;

– Investime për modernizimin e aseteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

“Edhe me tarifat e aprovuara, KRU “Prishtina” mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të qëndrueshme, cilësore dhe pa ndërprerje për qytetarët.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy