Ardhja e dërgesës së dytë të sistemit anti -tank të blerë në Turqi, reagojnë Osmani e Kurti

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023. Sipas tij, kjo dërgesë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë.

Për këtë ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, që shpërndau postimin e Maqedoncit, duke thënë se ky system është pjesë e ushtrisë së Kosovës.

banner

“Më të fortë, më të sigurtë: sistemi antitank turk OMTAS, pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Për këtë ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, që në gjuhën turke falënderoi Turqinë.

“Teşekkürler, Türkiye”, ka shkruar Osmani në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy