Benita për herë të parë tregon për një histori sentimentale jashtë Big Brother

by jonzefaj

Një rrëfim i papritur ka ardhur nga Benita ku për herë të parë ajo ka pranuar se jashtë formatit ekziston një histori sentimentale që ende e ndjek emocionalisht.

Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, këngëtarja tregoi se ndjenjat për këtë person nuk janë shuar, megjithëse ajo nuk është e sigurt nëse ai po e ndjek rrugëtimin e saj në reality show. Sipas Benitës, disa veprime të tij, të cilat ajo i konsideron të gabuara, e kanë bërë të dyshojë për qëndrimin e tij aktual.

banner

Ajo zbuloi se bëhet fjalë për një artist dhe biznesmen, i cili ka qenë pranë saj që në fillimet e karrierës, në një periudhë kur ajo ende nuk ishte figurë publike.

“Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi”, u shpreh Benita.

Marrëdhënia mes tyre, sipas saj, ka zgjatur disa vite, por prej rreth një viti ata nuk kanë më kontakte. Shkak për ndarjen janë bërë konfliktet e shpeshta dhe xhelozia e tepruar, që me kalimin e kohës u kthyen në një problem serioz për raportin e tyre.

Në rrëfimin e saj, Benita shtoi gjithashtu se ish-partneri i kishte kërkuar të mos hynte në Big Brother, megjithatë kjo nuk ka qenë vendimtare për zgjedhjen e saj për t’u bërë pjesë e formatit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy