Donald Trump njofton planin e ri të vaksinimit për fëmijët amerikanë

by engel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se administrata e tij ka miratuar një plan të ri vaksinimi për fëmijët në Amerikë, i cili, sipas tij, ul ndjeshëm numrin e vaksinave të rekomanduara.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth”, Trump ka deklaruar se fëmijët amerikanë nuk do të kenë më nevojë të marrin 72 injeksione vaksinash, por rekomandimet zyrtare do të përqendrohen vetëm në 11 vaksina kryesore, ngjashëm me praktikat që ndiqen në vendet europiane.

banner

Ai e ka cilësuar këtë ndryshim si një hap të rëndësishëm që e afron sistemin amerikan me standardet e vendeve të tjera të zhvilluara. Në mesazhin e tij, Trump ka theksuar se plani i ri bazohet, sipas tij, në “standardin e artë të shkencës” dhe është pranuar nga ekspertë e studiues ndërkombëtarë.

Presidenti amerikan ka sqaruar gjithashtu se prindërit do të vazhdojnë të kenë të drejtën të zgjedhin vaksinime shtesë për fëmijët e tyre, nëse e konsiderojnë të nevojshme, dhe se sigurimet shëndetësore do të mbulojnë edhe këto raste.

“Po kalojmë në një plan shumë më të arsyeshëm, ku fëmijëve do t’u rekomandohen vaksinime vetëm për 11 nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme”, është shprehur Trump në postimin e tij, duke e paraqitur këtë vendim si një riformatim të politikave shëndetësore në fushën e imunizimit të fëmijëve.

Ndryshimi i njoftuar pasqyron qëndrimin e administratës Trump lidhur me këtë çështje dhe pritet të shoqërohet me diskutime të gjera në SHBA mes institucioneve shëndetësore dhe opinionit publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy