GJAKOVË/ Shtëpisë i shihet vetëm çatia, shiu depërton brenda objekteve, situatë serioze në disa fshatra

by Nexhat

Disa fshatra në komunën e Gjakovës janë përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre.

Situata paraqitet e rëndë në disa zona, ku, siç shihet në disa video të mediumit lokal Tv Syri Vision, uji ka mbuluar shtëpi dhe toka bujqësore.

banner

Në një nga fshatrat e goditura, një shtëpisë i shihet vetëm çatia, ndërsa edhe objektet përreth janë zhytur nën ujë.

Edhe shtëpi të tjera janë përmbytur pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nuk ka informacione zyrtare për të lënduar, por dëmet materiale raportohet të jenë të mëdha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy