“Aktualisht është duke u stabilizuar, situata është e menaxhueshme por në mëngjes kemi pasë telashe më të mëdha. Kemi qenë me krejt ekipet, zjatrrfikësit, policinë, emergjencën e kompani private, por tash reshjet e kanë ulë intensitetit dhe është duke u stabilizuar gjendja”, tha ai.
Ai tha se s’ka pasur nevojë për evakuim të banorëve, përvec një gruaje të moshuar në Çifllak.
“Ka qenë një grua e moshuar, por ia kemi mbushë mendjen dhe e kemi larguar. Mirë është gjendja e saj, s’ka dashtë me u largu vetë”, tha Latifi.
Latifi shtoi se në disa pjesë ka pasur dëme në amvisëri.
“Ne e kemi një komision aktiv që sapo t’i sjellin kërkesat, shkojmë i vlerësojmë, e hartojmë një raport dhe e dërgojmë në komisionin qendror për vlerësimin e dëmeve”, tha ai për Express.

