Lladrovci: Reshjet dëmtojnë rrugën pranë urës “Te Senikt” në drejtimin Shtrubullovë – Korroticë e Ulët

by Nexhat

Dëmtohet rruga pranë ures “Te Senikt” që lidh fshatrat Shtrubullovë-Korroticë e Ulët, njofton kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në fb:

banner

Reshjet dëmtojnë rrugën pranë urës “Te Senikt” në drejtimin Shtrubullovë – Korroticë e Ulët

Kërkohet kujdes i shtuar për qytetarët që qarkullojnë në rrugën Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, është dëmtuar rruga dhe është e pakalueshme pranë urës “Te Senikt”.

Reshjet e dendura dhe vërshimet, kanë dëmtuar rrugën pranë urës që lidh këto dy fshatra.

Kërkohet kujdes nga qytetarët dhe të respektohen shiritët e ndalimit të kalimit në këtë segment rrugor.

Drejtoria e Emergjencave dhe Policia e Kosovës e kanë bërë kufizimin në rrugë me shirit parandalues pranë urës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy