Lushtaku: Falë zvogëlimit të reshjeve gjendja në Skënderaj nën kontroll, po vazhdon monitorimi i zonave më të ndjeshme

by Nexhat

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se situata nga vërshimet në këtë komunë po menaxhohet me angazhim të plotë nga ekipet tona në terren.

“Që nga orët e para, zjarrfikësit, shërbimet publike, policia dhe institucionet përkatëse janë duke punuar pa ndërprerë për të parandaluar dëme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.”

banner

Ai thotë se gjendja është nën kontroll.

“Aktualisht, falë edhe zvogëlimit të reshjeve, gjendja është nën kontroll dhe po vazhdon monitorimi i zonave më të ndjeshme. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe të gatshëm të reagojmë në çdo situatë. Falënderoj ekipet në terren për angazhimin dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy