Juventusi e ka mposhtur lehtë dhe bindshëm prej 3-0, Sassuolo-n e portierit kosovar Aro Muric, të martën në kuadër të elitës së futbollit italian.
Torinezët në çdo aspekt ishin ekip më i mirë se skuadra nikoqire.
Të besuarit Luciano Spallettit krijuan më shumë raste, derisa tri herë e dërguan topin në rrjetën e Sassuolo-s.
Muharemovic me autogol në minutën e 16-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Juvën në epërsi prej 1-0.
Ndërkaq, në pjesëlojën e dytë juventinët realizuan edhe dy gola përmes Miretti në minutën e 62-të dhe David një minutë më vonë.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova në këtë sfidë u inkuadrua në lojë në finish të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Juventusi ngjitët në vendin e katërt me 36 pikë, kurse, Sassuolo është e 11-ta me 23 sosh

