Për arsye sigurie, KEDS ndal rrymën në disa komuna pas vërshimeve nga shiu

by engel

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa komuna të Kosovës. Situata më e vështirë është regjistruar në Drenas, Malishevë, Rahovec dhe Gjakovë, ku vërshimet kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen infrastrukturore.

Si pasojë e rrezikut të krijuar nga uji, KEDS ka njoftuar se ka marrë vendim për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Drenas, vetëm për arsye sigurie. Sipas njoftimit zyrtar në rrjetet sociale, uji ka depërtuar në nënstacionin elektrik, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit.

banner

Për këtë situatë janë njoftuar edhe autoritetet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës dhe ekipet e Zjarrfikësve, të cilat po qëndrojnë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e emergjencës.

KEDS ka bërë të ditur se gjendja mbetet jostabile edhe në komunat e Malishevës dhe Rahovecit, ku për shkak të vërshimeve është bërë ndalja e furnizimit me energji elektrike deri në stabilizimin e plotë të situatës dhe largimin e rrezikut për qytetarët.

Ndërkohë, ekipet teknike të KEDS janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e furnizimit me rrymë sapo të krijohen kushte të sigurta për ndërhyrje. “Jemi duke e monitoruar situatën hap pas hapi dhe do të veprojmë menjëherë për normalizimin e rrjetit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy