Policia e Kosovës: Shtetasi turk i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Kosova në Turqi

by engel

Një shtetas turk, i cili kërkohej nga autoritetet e Turqisë me urdhërarrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Kosova drejt vendit të tij. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më 5 janar 2026 ka realizuar procedurën e ekstradimit të të dyshuarit për në Turqi.

banner

I kërkuari ishte arrestuar më parë nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga institucionet turke nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe “Privimi i lirisë së fëmijës’’, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Turqisë.

Policia ka theksuar se ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre turke.

Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin dhe bashkëpunimin me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe kapjes së personave të kërkuar për vepra penale dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy