Rama: Vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit në Shqipëri

by Nexhat

Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, po vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “bashkia e Shkodrës është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë”.

banner

Kryeministri theksoi se deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.

“Aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”, u shpreh Rama.

Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit. Në Durrës dhe Lezhë si pasojë e pranisë së ujit është pezulluar mësimi në disa shkolla.

Po ashtu reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy