Shpërblime rekord për ‘Australian Open’, në lojë janë 64 milionë euro

by Nexhat

Rritje prej 16% në krahasim me vitin e kaluar për turneun e parë Slam të sezonit. Kampioni Sinner në 2025-ën përfitoi 2.1 milionë euro.

Edicioni 2026 do të jetë historik për “Australian Open”. Për herë të parë do të ketë një spektakël hapjeje për të inauguruar turneun. Mbi të gjitha, në lojë do të jenë shpërblimet më të larta në historinë e këtij eventi. Për herë të parë do të kalohet kufiri i 100 milionë dollarëve australianë. Do të shpërndahen 111.5 milionë dollarë, ose 64 milionë euro.

banner

Çdo lojtar përfiton 10% më shumë se një vit më parë. “Kjo rritje tregon impenjimin tonë për të mbështetur karrierat tenistike të të gjitha niveleve”, – ka shpjeguar Ceo i “Tennis Australia”, Craig Tiley.

Enti tenistik australian, duke rritur investimet dhe shpërblimet nga viti në vit, po jep një ndihmë konkrete për profesionistët. Në edicionin 2026 shtohen rrjedhimisht dhe shpërblimet për fituesit dhe finalistët, duke shënuar një rekord të ri. Për atë që do të çojë lart trofeun e parë Major të sezonit, për meshkuj e femra, janë në dispozicion rreth 2.4 milionë euro. Një sinjal i rëndësishëm për Slam-in australian.

Për ata që do të dorëzohen në finale ka një rritje prej 14% nga sezoni i kaluar, duke përfituar 1.2 milionë. Rritja nuk është vetëm për “top player”-at, por edhe ata që përfaqësojnë bazën e piramidës. Krahasuar me 2025-ën, rriten shpërblimet edhe për turet kualifikuese. Rreth 23.000 euro fiton kush ndalet në turin e parë, 32.000 për turin e dytë dhe 48.000 kush ndalet një fitore nga tabela kryesore. Për të eliminuarit në turin e parë të “main draw” shpërblimi është 86.000 euro.

“Tennis Australia” ka akorduar një fond prej 135 milionë dollarësh australianë për organizimin e eventit, me iniciativa që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe logjistikën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy