Xavi Hernandez në listën e Man Utd për trajner

by Nexhat

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, po lidhet sërish me postin e trajnerit të Manchester United, pas largimit të Ruben Amorim nga Old Trafford.

Amorim është shkarkuar me një vit e gjysmë të mbetur në kontratën e tij, ndërsa trajneri i akademisë së të rinjve, Darren Fletcher, pritet ta marrë drejtimin e ekipit në mënyrë të përkohshme.

banner

Sipas gjasave, Fletcher do të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të sezonit, me United që po riorganizohet dhe synon të nisë një epokë të re gjatë verës.

Sipas The Telegraph, trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, është favoriti kryesor për këtë post, por Manchester United po përgatit një listë të gjatë kandidatësh.

Aktualisht, ajo përfshin Eddie Howe, Thomas Tuchel, Julian Nagelsmann, Mauricio Pochettino, Kieran McKenna, Michael Carrick, Roberto De Zerbi, Marco Silva, Gareth Southgate dhe ish-trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca, i cili u shkarkua së fundmi.

Në anën tjetër, Xavi është lidhur vazhdimisht me Manchester United që nga largimi i tij nga Barcelona dhe, që muajin e kaluar, ai u përmend si kandidat së bashku me Glasnerin.

Gazeta Diario AS shpjegon se Xavi ndodhet sërish në listën e ngushtë të United, edhe pse nuk është e qartë se sa lart renditet ai mes kandidatëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy