Barcelona e pamëshirshme ndaj Athletic Bilbao

by Nexhat

Barcelona ka dhuruar një paraqitje dominuese duke mposhtur 5-0 Athletic Club, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Katalanasit e kanë zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, ndërsa Raphinha ka qenë lojtari kryesor i takimit me dy gola të realizuar.

banner

Ndeshja ka nisur me një intensitet të lartë nga Athletic Bilbao, por ka qenë Barcelona që ka krijuar rastet më të pastra.

Epërsia ka ardhur me golin e Ferran Torres, pas asistimit të Fermín Lopez. Pak minuta më vonë, Raphinha ka asistuar për Fermín Lopez, i cili ka shënuar golin e dytë.

Loja është mbyllur praktikisht në minutën e tridhjetë e tretë, kur Roony Bardghji ka realizuar golin e tretë, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë, Raphinha ka shënuar një tjetër gol për 4-0.

Barcelona nuk është ndalur as në pjesën e dytë dhe sërish Raphinha ka realizuar për rezultatin përfundimtar 5-0.

Me këtë fitore, Barcelona ka regjistruar fitoren e nëntë radhazi në të gjitha garat dhe ka siguruar finalen e Superkupës së Spanjës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy