BBVK shpërthen në humor, Labinoti “transformohet” në Labinota

by jonzefaj

Një moment mjaft argëtues është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Labinoti ka vendosur të bëjë pak humor me banorët.

Ai është shfaqur i veshur me bikini dhe paruke, duke shkaktuar të qeshura të shumta tek banorët që po e shikonin.

banner

Në një moment, ishte Alba ajo që e pagëzoi me një emër të ri, duke e quajtur me shaka “Labinota”, ndërsa madje e këshilloi edhe se si duhej të futej në xhakuzi për të kompletuar rolin.

Bikinit që ai kishte veshur, sipas banorëve, ishin të Benitës, gjë që e bëri situatën akoma më komike dhe të komentuar.

Ky episod shtoi edhe një tjetër skenë humori në dinamikat e lojës, duke sjellë relaks dhe atmosferë pozitive mes tensioneve të zakonshme brenda shtëpisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy