Golden Eagle Ylli ka arritur një fitore të rëndësishme në Mitrovicë ndaj Trepcës. Edhe Bora ka shënuar fitore ndaj Rahovecit.
Kjo në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës të zhvilluara të mërkurën.
Ylli e ka mposhtur Trepçën me rezultat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23).
Te vendasit ka spikatur Shawn Jones me njëzet e katër pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët më të dalluarit kanë qenë Antwan Scot me njëzet e tetë pikë dhe katër asistime dhe debutuesi Scott Bamforth me njëzet e nëntë pikë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 21/22 janar, dhe skuadra që del më e mira nga dy takimet do të kualifikohet në gjysmëfinale.
E Bora ka fituar ndaj Rahovecit me rezultat 79:70 (13:15, 25:19, 23:18, 18:18).
Te vendasit më i miri ka qenë Tyler Cheese me njëzet e pesë pikë dhe katër kërcime, ndërsa te mysafirët ka spikatur Kentrell Pullian me njëzet e tri pikë dhe gjashtë kërcime

