IHMK-ja publikon sasitë e të reshurave të dy ditëve të fundit

by informim peje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga 05 deri më 06 janar të këtij viti, në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur të reshura mesatarisht 43mm l/m2.

Sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore:Drini Bardhë: 76.2 mmIbri: 27.8 mmMorava e Binçës 19.9 mmLepenci: 47.9 mmShumica e lumenjve në Kosovë, e sidomos ata në pjesë perëndimore dhe qendrore të vendit, IHMK thotë se gjatë këtyre dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.

banner

Situata më e vështirësuar, sipas IHMK-së, paraqitet në lumenjtë: Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica, Lumi, Istogut etj. (Sidomos degët e tyre – prrockat me karakter malor).

IHMK thotë se lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si: Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, Nerodimja, aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin probleme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy